Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Ervin Hoxha ka thënë se janë arrestuar 22 punonjës e ish-punonjës të Policisë Rrugore.
Sipas tij krejt kjo u bë falë një hetimi profesional nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Kuksit.
Hoxha thekson se rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, e cila vetë po kalon një proces ripërtëritje të trupës drejtuese.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Falë një hetimi profesional të Agjencia e Mbikeqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Kukësit u vunë para përgjegjësisë ligjore 22 punonjës e ish-punonjës të Policisë Rrugore.
Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, e cila vetë po kalon një proces ripërtëritje të trupës drejtuese, lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të punonjësve të organizatës.
Lufta kundër paligjshmërisë fitohet duke patur së pari, një trupë policore të aftë për t’ju përgjigjur sfidave të ndërtimit të #SHQIPËRISË2030, ndaj gjithë fokusi ynë do të jetë për ta intesifikuar këtë përpjekje./Arbresh.info/
E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i masakruar në banesën...
Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën n...
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle
Tjetër hap fals për Chelsean, mposhtet nga Ipswichi
Policët e Shqipërisë shpërblehen me nga 10 mijë lekë për fun...
Parashihet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike n...