Pas një sërë aksidentesh në Korçë, policia e Qarkullimit Rrugor ka shtuar patrullat dhe masat ndaj drejtuesve të mjeteve.
Gjatë 1 jave, sipas statistikave, janë arrestuar 15 drejtues mjetesh të cilët kanë qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe po ashtu pa leje drejtimi.
Rreth 20 mjete janë bllokuar, përfshirë këtu makina dhe motorë pa dokumentacionin e duhur. Ndërsa për sa i përket gjobave, numri i tyre brenda një jave ka arritur në 1100.
Gjatë këtij muaji, fatmirësisht ka pasur vetëm 3 aksidente me të lënduar, ndërsa kontrollet janë shtrirë përgjatë gjithë qarkut, duke vendosur edhe radar në akset nacionale. /Euronews Albania/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...