E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka mbërritur këtë të martë (22 tetor) në ambientet e Ministrisë së Brendshme., Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, VanHorn u takua me ministrin e brendshëm, Ervin Hoxha. Në fokus të këtij takimi është arrestimi i ish-presidenti të vendit, Ilir Meta.
Ky i fundit u arrestua një ditë më parë (21 tetor) me urdhër të SPAK teksa po shkonte për në seli ku do të mbante një konferencë për shtyp.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj Ilir Metës dhe detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
SPAK bën të ditur akuzat e ngritura ndaj presidentit të partisë së Lirisë, Ilir Meta lidhur me aferën korruptive të zyrtarëve të shtetit në vendosjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.
Meta akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”./rtsh.al/
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes