Arrestimi i komisionerëve, reagon ambasadorja e SHBA

15:04 | 28 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Yuri Kim ka reaguar pas lajmit te SPAK per arrestimet e bera ne kuader te hetimeve per dosjen 339, finalizuar me prerjen e 22 urdher arresteve.

Reagimi i ambasadores

Puna e SPAK për çështjen 339 fillon të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur!

Vendimi i SPAK

Bazuar në provat e administruara nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u caktuan masat e sigurimit personal për 22 shtetas, të cilat janë ekzekutuar nga policia gjyqësore dhe konkretisht “Arrest në burg” për 11 shtetas, “Arrest shtëpi” për 8 shtetas dhe “detyrim paraqitje” për 3 shtetas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme