Google ADS

Arrestimi i gjyqtares në Krujë, Yuri Kim: Reforma po ecën përpara

17:05 | 11 Shkurt 2021
Arbresh.info

Ambasadorja amerikane Yuri Kim reagoi sërish lidhur me operacionin e SPAK në Krujë.

Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se i vjen mirë që po sheh rezultate të tjera nga SPAK.

“Reforma në Drejtësi po ecën përpara, hap pasi hapi”, – shton Kim.

Lidhur me operacionin e SPAK, ambasadorja amerikane bëri disa komente sot më herët nga vizita në Durrës.

Duke iu referuar arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, një avokati dhe kryesekretares së gjykatës, diplomatja amerikane tha se ata që mendojnë se SPAK nuk po funksion, e kanë gabim./noa.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme