Policia e Tiranës ka arrestuar sot 4 autorë të dy grabitjeve të ndodhura në aksin Tiranë – Rinas. Gjatë operacionit të koduar “Patriot” bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit: Fatjon Xhyliu, ish-polic privat, Neim Avdylaj, ish ushtar në Zall Herr, Ditjon Memlika, ish efektiv i forcave te ushtrise, Ernest Kupa, banues ne Kruje, me aktivitet privat.
Gjithashtu lidhur me grabitjt e ndodhura më 3 dhjetor 2015 dhe 9 shkurt 2017 janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas me iniciale M.A dhe C.A.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku falenderoi efektivët që zbardhën ngjarjen në një kohë rekord.
“Une besoj…kjo është një ditë si gjithë te tjerat për Policinë e Shtetit. Do ta bëjnë Shqiperine vend të drejtë dhe të sigurtë. Falenderoj Policët që zbardhen ngjarjen ne kohë rekord. Ju pata thenë kini durim.
Falenderoj edhe ata që me mosbesimine tyre na kanë nxitur të punojmë më shumë.
Policia e Shtetit është në krye të detyres dhe po ben maksimumin. Ata që janë kunder policisë, janë një pakicë e vogël që se duan as Vettingun as drejtësinë. Bravo Cuna”- tha Tahiri.
Ai u pyet nga gazetarët nëse do të marrin shpërblim efektivët që arritën të zbardhnin ngjarjen në kohë rekord.
“Besoj se po”- tha Tahiri duke qeshur..
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj