Arrest me burg për tre të rinjtë që vranë dhe hodhën në rezervuar trupin e Drita Saliajt

11:09 | 11 Janar 2020
Arbresh.info

Arrest me burg është masa e arrestit për tre autorët e vrasjes së Drita Saliajt në Gjerbes, Mallakastër.

Dy minorenët e kanë pranuar krimin, ndërsa 26-vjeçari Ervis Zotaj e ka mohuar duke thënë se nuk ka qenë i pranishëm.

Akuza përfaqësohej nga prokurori Hysen Ajasllari, ndërsa trupi gjykues drejtohej nga gjyqtarja Olkida Licaj. Ervis Zotaj mbrohej nga avokati Erlis Nakollari, Luis Saliaj nga Besnik Gega, ndërsa Sindi Shehu nga Genti Hema.

Drita Saliaj u sulmua në shtëpinë e saj nga tre persona që kishin shkuar për të vjedhur. Luis Saliaj 16 vjeç, Sindi Shehaj po 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç, pasi hasën në rezistencën e zonjës së shtëpisë e goditën atë dhe më pas trupin e hodhën në rezervuarin e fshatit.

Ngjarja ndodhi më 5 janar ndërsa trupi i lidhur i gruas u zbulua në rezervuar dy ditë më pas./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme