Megjithëse ngritën një helikopter për të rënë sa më parë në gjurmët e dy shqiptarëve, Leke Luca 42 vjeç dhe Roland Dajlani 33 vjeç, të arratisur sot nga burgu i Civitavechias në Romë, policia italiane nuk i ka kapur ende.
Mediat italiane shkruajnë se për këtë rast, ndonëse nuk bëhet fjalë për të burgosur me rrezikshmëri të lartë, po bëhen hetime rrënjësore. Sipas gazetës “La Repubblica” mësohet edhe mënyra se si janë arratisur dy shqiptarët.
Referuar të dhënave të paraqitura në bazë të pamjeve të marra nga telekamerat e sigurisë, rezulton se dy të burgosurit shqiptarë nuk kanë pasur bashkëpunëtorë të tjerë që i kanë ndihmuar për tu arratisur.
Kamerat tregojnë gjithashtu momentin kur ata kacavirren në murin rrethues, rënien e alarmit dhe gjithashtu kur të dy arrijnë të zbresin murin rrethues, duke u ndarë më pas në dy drejtime të kundërta.
Sipas imazheve, njëri prej tyre është larguar në drejtim të zonës së bregdetit, ndërsa tjetri drejt veriut, zonës së Aurelias.
Policia italiane thotë ndër të tjera se i ka shpërndarë fotot e tyre në gjithë Italinë, ndërsa vazhdon mbikëqyrja nga ajri me helikopter, ndihmuar edhe nga 5 njësi operative të policisë. Dyshimet më të mëdha për vendin se ku mund të fshihen shqiptarët, janë rreth portit, zonë edhe ku janë përqendruar kërkimet.
NGJARJA
Dy të burgosur shqiptarë kanë mundur të arratisen nga kompleksi i ri i burgut në komunën e Civitavecchias në provincën e Romës mëngjesin e sotëm duke u kacavjerrë nga muri rrethues. Ata përfituan nga një xhiro në oborr për të vënë në zbatim planin e tyre. Njëri prej tyre në momentin e arratisjes ishte i zhveshur në pjesën e sipërme të trupit.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?