Studentet shqiptare po kërkojnë te mësojnë gjuhen gjermane. Arsyeja është e thjeshtë: Duan te ikin ne Gjermani, sepse puna e tyre paguhet dhe vlerësohet me shume atje.
Eriola Bulku ka dy vite qe ka mbaruar studimet per Infermieri te Përgjithshme, dhe prej 1 viti e gjysmë është ne marrëdhënie pune. Kjo nuk e ka penguar qe te ndjeke kursin e gjuhës gjermane dhe tashme po pret vetëm vizën nga ambasada, për t’u larguar nga Shqipëria.
Por degët e mjekësisë, nuk janë te vetmet qe po dërgojnë studente dhe profesioniste ne shtetin gjerman. Meridita Kola, koordinatore në një qendër gjuhësh të huaja, thotë se gjermanishtja është më e preferuara kohët e fundit.
Gjermania përbën aktualisht një nga tregjet më të mëdha në Evropë me mundësi të lartë punësimi, sidomos për infermierë, fizioterapistë dhe degë të tjera që lidhen me përkujdesjen shëndetësore./Vizion +
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...