Google ADS

Arratiset nga burgu i Italisë, shqiptari i dënuar për vrasje

23:38 | 7 Tetor 2019
Arbresh.info

Një shqiptar është arratisur para disa ditëve nga një burg italian. Ai është Olsi Shaqlli me origjinë nga Korça dhe vuante dënimin për vrasje në burgun e Campobassos. 45-vjeçari po kërkohet tashmë në të gjithë territorin italian dhe fotoja e tij është publikuar kudo.

I burgosuri mori leje për çështje punë dhe nuk u kthye më në qeli. Ai ishte dënuar në mungesë me 11 vite burg për vrasjen e italianit Giuseppe Intelletto në 2008 në Gioia del Colle. Viktima u ekzekutua gjatë një grabitjeje në një dhomë private teksa luante letra me miqtë.

Autori u arrestua pasi kishte lënë gjurmë ADN-je në një gotë ku kishte pirë ujë në vendin e krimit. Ai u arrestua në Shqipëri në vitin 2012 nga Interpoli, pasi kishte kaluar 4 vjet në arrati. Karabinierët shprehen se i dënuari për vrasje është ndihmuar nga bashkëpunëtorë dhe miq të tij mjaft të afërm, në mënyrë që të kryente arratisjen. /lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme