Tre persona të dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje janë arrestuar në Berat, ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë.
Në kudër të operacionit “Uznova”, policia i sekuestroi këtyre personave dy armë zjarri, 860 fishekë luftarak, sende të vjedhura dhe një shumë parash
Të arrestuarit janë shtetasit A. Gj., 37 vjeç, dhe A. Sh., 29 vjeç, banues në Berat, të dy të dënuar më parë për vjedhje.
“Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit A. Gj., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri automatike dhe 860 fishekë luftarak. Shtetasi A. Gj. ishte shpallur edhe në kërkim policor, pasi kishte goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin L. Z., 33 vjeç, banues në Berat, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po gjatë operacionit u bë kapja dhe arrestimi i në flagrancë i shtetasit R. A., 23 vjeç, banues në lagjen ‘’Uznovë’’, Berat, i dënuar më parë për dhunë në familje, si dhe është proceduar penalisht shtetasi E. K., 17 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
“Këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetasit S. S., të cilat janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Po këta dy persona janë edhe autorët e vjedhjes së 10.000 lekëve të reja, të cilat i kanë vjedhur në fugonin në pronësi të shtetasit E. A., në lagjen ‘’30 Vjetori’’, Berat”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhja”./oranews
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...