Armë dhe drogë në banesë, kapet shqiptari në Itali

16:52 | 12 Korrik 2023
E.H

Një 47 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Mediat vendase shkruajnë se ndalimi I tij është bërë ngë efektivët në zonën e Bolzanos, ku gjatë kontrollit në banesë u gjetën tre blloqe hashash në total 269 gram.

Burri ishte kontrolluar më parë në zonën Don Boisco, ku policia ndërhyri pas raportimeve për aktivitete të trafikut të drogës.

Gjatë kontrollit në banesën ku banon 47-vjeçari u gjetën edhe një peshore precize, një pistoletë me llastiqe me tytë plumbi dhe 9 fishekë të kalibrit 8 mm./abcnews.al

Të ngjashme