Armatimi i ri për trupat elite Renea në Shqipëri (Foto)

09:18 | 12 Shkurt 2017
Arbresh.info

Qeveria e Shqipërisë ka investuar 4 milardë lekë në pajisjet dhe armët e reja të trupave elite Renea.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri së bashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit kanë marrë pjesë në një ceremoni për prezantimin e e pajisjeve të reja dhe armatimit vënë në dispozicion të Repartit Special Renea, të cilat janë rezultat i investimit nga Buxheti Shtetit.

Ministri Saimir Tahiri ka theksuar ndër të tjera se ky është i gjithi një investim njerëzor, buxhetor, infrastrukturor për Policinë e Shtetit, në mënyrë që ajo të japë shërbimin e duhur dhe të ketë rezultatet e duhura në luftën kundër kriminalitetit.

“Deri dje braktisur nga çdo Qeveri. Këta djem e vajza na bëjnë krenar, ndaj po punojmë shumë duke i dhënë të gjithë mbështetjen tonë të mos jenë kurrë më të braktisur”, ka shkruar ai në facebook.

1 2 3 4 5

6

7

8

9 10 11

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme