Google ADS

Arjan Tase pranon burgun, ish-oficeri nuk e ankimon masën e sigurisë

14:54 | 17 Gusht 2022
K.B

Ish-efektivi i policisë Arjan Tase do të qëndrojë në qeli, të paktën deri në fund të hetimeve.

Më 5 gusht, Gjykata e Vlorës caktoi për të masën e sigurisë “Arrest me burg”, por ish-komisari nuk e ka ankimuar në apel vendimin.

Lajmi konfirmohet për Euronews Albania nga avokati i ish-shefit të komisariatit të Himarës.

Arjan Tase, së fundmi me detyrë shef i policimit në komunitet në Elbasan, teksa ngiste një gomone në plazhin e Potamit aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren, Jonada Avdia.

Akuza që është ngritur mbi Tasen është ajo e vrasjes me dashje indirekte, pasi ai hyri me mjetin lundrues në një zonë të palejuar.

Me akuzën e ngritur nga organi i akuzës, Tase rrezikon nga 10-20 vite burg ndërsa avokati i tij nuk pranoi të komendoi mbi kualifikimin e veprës penale.

Ishte Prokuroria e Vlorës ajo që ndryshoi akuzën e vrasjes nga pakujdesia të cilën e kishte referuar Agjencia për Mbikëqyrjen Policore, duke ngritur atë të vrasjes me dashje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme