Pas kaq vitesh më në fund Arian Çani dhe Edi Rama mundën të ishin së bashku në studion e “Zonë e Lirë”.
Megjithatë, biseda e tyre kishte dhe momentet e tensionit.
Ramës i është dashur që “nën presionin” e Çanit te flasë dhe për çështjet, për të cilat është treguar i rezervuar.
Dhe atëherë kur ishte fundi i emisionit, Çani iu shfrye Ramës, duke thënë: “Nuk e shoh dot me sy këtë njeri”, teksa shpjeguar se ka një motiv të fortë për këtë.
Më mban 20 % nga rroga ime, nuk e shoh dot me sy”, ka thënë Çani.
Megjithatë Rama e ka justifikuar këtë fakt, duke thënë se është normale që kush paguhet më shumë duhet edhe të paguajë më shumë.
Kush i merr më shumë shoqërisë edhe duhet t’i japë më shumë asaj”, ka thënë Rama
Gjithashtu ai ka theksuar se diferenca mes një demokrati dhe një socialisti është:
Një demokrat kur sheh një lypës mendon se ai aq meriton, ndërsa një socialisti i vjen keq dhe kërkon ta ndihmojë”.
Qenke kriminel i paparë”, ia ka kthyer Çani kur e pati të qartë se kërkesa e tij nuk do të merrej parasysh.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...