Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia u vranë më 2 mars për larje hesapesh që lidhen me prishjen e pazareve të drogës, por policia sot dha detaje mbi autorët e dyshuar të krimit.
Drejtori i Policisë Ardi Veliu ndërsa dha detaje sot mbi vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës, tha se janë 4 autorë të dyshuar, dy prej të cilëve janë arrestuar: A. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” si dhe K. A., 22 vjeç, banues në Durrës.
Por këta të fundit të arrestuar dyshohen dhe si autorë të vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.
“Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor u bë e mundur edhe zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja”, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit D. Sh., 35 vjeç dhe A. A., 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy shtetasit e arrestuar”, njoftoi Ardi Veliu./TCH
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...