Google ADS

Ardenica përfshihet nga flakët, rrezikohet përhapja masive

20:36 | 5 Gusht 2017
Arbresh.info

Vendi ynë viojn të përfshihet nga flakët. Ditën e sotme zjarri nuk ka kursyer as Ardenicën, ku mësohet se disa ullishte dhe pisha të buta nëpër kodra kanë marrë flakë. Mësohet se forcat zjarrfikëse të Lushnjes, janë angazhuar për të vënë zjarrin nën kontroll ndërsa në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe zjarrfikëse nga qyteti i Fierit dhe Patosit.

Zjarri po përhapet me shpejtësi ku ka përfshirë edhe fshatin Vajkan të Fierit. Vetëm në 24 orët e fundit, janë shtuar 15 vatra zjarri në të gjithë vendin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme