Google ADS

Arben Frroku do të ekstradohet në Shqipëri

20:07 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Gjykata e Holandës ka vendosur ekstradimin drejt Shqipërisë të Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm nga ana e autoriteteve shqiptare.

Frroku është dënuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013, shkruan gazeta Shekulli.

Pas një sërë gjyqesh, në prill të vitit 2015 Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Pasi doli nga qelia, Frroku u largua nga Shqipëria në ditën që Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Gjykatës të Shkallës së Parë dhe vendosi burg përjetë për shtetasin Arben Frroku.

Ky i fundit u kap në Holandë me pasaportë false, disa muaj më vonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme