Gjykatat shqiptare po hasin përherë e më shumë vështirësi për gjetjen e përkthyesve të licencuar nga Ministria e Drejtësisë që duhet të jenë në krah të migrantëve të paligjshëm që vijnë nga lindja dhe që dalin para togave të zeza.
I njëjti ngërç pranohet dhe nga komisariatet policore që në mjaft raste kanë shoqëruar shtetas nga vendet e lindjes për akuza të ndryshme duke nisur nga vjedhjet. Por algjeriani Aitsaid Rafik, i ndaluar gjatë muajit korrik për vjedhjen e një telefoni ka shkroi kërkesat e tij gjyqtares Ardiana Bera në gjuhën angleze dhe pikërisht nga qelia, letrën ja kishte përkthyer në shqip një i burgosur.
“Më kanë thënë se gjykatat shqiptare kanë nmë shumë punë dhe të harrojnë në qeli”, deklaroi Rafik.
Megjithatë, për shkak se përpara gjykatës duhej të fliste në gjuhën e nënës, gjyqtarja Bera e njoftoi një ditë para seancës përkthyesin e licensuar të gjuhës arabe, e shtyrë nga numri i papërfillshëm prej 6 të tillë në të gjithë vendin.
Mesatarisht çdo vit 10 deri në 13 mijë migrantë nga lindja konstatohen në kufi në tentativë për të kaluar kufirin duke përdorur si transit Shqipërinë.
Në pritje për të kaluar drejt Italisë, Aitsad Rafik u kap në Tiranë pas një vjedhjeje që ai deklaroi se e kreu për të kuruar plagët që ju shkaktuan nga ecja disa javore. Kërkesa e tij për të shkuar në arrest shtëpiak u refuzua nga gjykata, e cila e pyeti nëse njihte të tjerë ku mund të qëndronte apo kishte një kontratë shtëpie. Rafik u përgjigj “jo” dhe në këto kushte në mungesë të një vendi ku mund të jetojë, gjykata e dërgoi në burg derisa të shpallet vendimi./tch/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...