Komisioneri publik ka ankimuar në shkallën e dytë të vettingut, Komisionin e Posaçëm të Apelimit, vendimin e dhënë më 7 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj.
Edhe pse KPK-ja e shpalli të përshtatshëm për të vijuar detyrën, Komisioneri Publik thekson se hetimi nuk është i plotë dhe ka mangësi sa i përket komponentit të pasurisë.
Komisioneri Publik, nëpërmjet ankimimit kërkon nga KPA që të riparojë mangësitë e hetimit administrativ të KPK-së gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë./top channel
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?