Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ai do duhet të paraqitet dy herë në muaj para policisë gjyqësore. Vendimi u dha nga gjyqtari Engert Pllumbi.
“Urdhërohet i pandehuri Sali Berisha të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00”, njoftoi gjykata.
Ishte Prokuroria e Posaçme e cila ankimoi vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme pasi e liroi Berishën nga arresti shtëpiak dhe nuk i dha asnjë masë shtrënguese.
Dy prokurorët e çështjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai e ankimuan këtë vendim me argumentin se nuk ekzistojnë kushtet që gjykata ta nxirrte nga arresti shtëpiak ish-kryeministrin Sali Berisha. Por avokatët e kryedemokratit deklaruan se ky ankimim nga SPAK ishte i pavend.
Kujtojmë se kryedemokrati Sali Berisha qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa e fitoi lirinë më 27 Nëntor 2024. Ai akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”./tvklan.al
Furgoni përplaset me makinë në Lezhë, një i lënduar
KQZ: Shorti për renditjen e subjekteve politike tërhiqet nes...
Dështojnë bisedimet për krijimin e qeverisë, kancelari austr...
Haradinaj: Nënat që kanë 3 e më shumë fëmijë do të përfshihe...
Sara: Marrëdhënien me Drilonin e kam të rëndësishme, është e...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri grek Kostas Simitis