Edhe Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi arrest me burg për Marjana Cmetën, nusja 21-vjeçare që helmoi vjehrrën.
Vendimi është marrë këtë paradite, ndërsa hoxha Hysen Shehu, ku Marjana u rrëfye dhe ish vjehrri, Agim Lami u lanë në detyrim paraqitje.
Ngjarja ndodhi më 30 prill 2017, ku u raportua e vrarë Lirije Lami. Pas hetimeve gati 1-vjeçare të policisë rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së saj ishte nusja, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës, e cila u arrestua më 13 mars të këtij viti.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë më 13 mars, Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu, hoxha që ka xhiruar rrëfimin e Cmetës, kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen./Top Channel
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...