Google ADS

Apeli i ambasadorit të BE-së për qytetarët shqiptarë: Ju lutem, mos hiqni dorë

20:03 | 18 Tetor 2019
A. B.

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca ka deklaruar sot se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë fajtore për mosdakordësinë e vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave.

Duke cituar deklaratën e Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, Soreca thekson se, “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë fajtorë për këtë”.

“Sot unë do të doja t’ju dërgoja një mesazh miqve tanë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, ju lutem mos hiqni dorë”, thekson ai.

“Unë nuk kam asnjë dyshim absolutisht se një ditë do të bëheni anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian”, përfundon ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme