Google ADS

Antony Blinken nënshkruan dy memorandume me Shqipërinë

19:16 | 15 Shkurt 2024
R J

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ishte këtë të enjte në një vizitë në Tiranë ku ka nënshkruar 2 memorandume me Shqipërinë.

Këto memorandume kanë të bëjnë me mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike dhe programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

Nga pala shqiptare, firmën mbi këto memorandume e hodhi ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani.

Pas firmosjes, Blinken së bashku me kryeministrin Edi Rama zhvilluan një konferencë për shtyp, ku nuk munguan mesazhet e sekretarit të shtetit si për reformën në drejrësi edhe për çështjen e Kosovës.

Blinkeni tha se pavarësisht se ka qenë e vështirë reforma në drejtësi ka filluar të japërezultate. Duke folur për Kosovën sekretari i shtetit tha se dialogu i mundësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbi është ivemti shteg për të qetësuar situatën./euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme