Grupi Anonymous Albania, një grup që e ka marrë emrin nga organizata famoze e hakerave globalë, “Annonymus” (Anonimët), ka bërë një paralajmërim të frikshëm sa i përket sulmeve kibernetike mbi Shqipërinë.
Sipas Anonymous Albania, sulmi kibernetik i deritanishëm nuk krahasohet me atë çka parashikohet se do të godasë zyrat e qeverisë shqiptare në vijim. Anonymous Albania nuk tregojnë se nga ka ardhur sulmi, por zbulojnë se ekspertët shqiptarë lënë për të dëshiruar.
Në një postim në Facebook, Anonymous Albania theksuan se arsyeja pse janë hakuar serverat e AKSHI-t ishte amatorizmi i IT-ve, me “diploma falco” siç i quan grupi, që supozohet të jenë të aftë të interceptojnë sulme të tilla.
Në reagim, Anonymous Albania jep edhe detaje teknike të sulmit kibernetik mbi qeverinë shqiptare. Për më tepër, lexoni reagimin e tyre./lapsi/
Reagimi:
Pershendetje. Mbas shum kohesh na u rikthyem perseri vetem per t’ju treguar ne lidhje me sulmet e fundit kibernetike ne gov.al.
kemi degjuar shum ekspert te IT-se me “diplomim fallco” qe s’ja kan iden se nga ka erdhur sulmi e si ka erdhur dhe pse ka erdhur, dhe cfare pritet te vij ne vazhdim!
Sulmi kibernetik ka nisur ne fillim te serveri i akshit qe ka ne kotroll te gjitha serverat e qeveris. pra hakerat ne fillim kan gjetur te gjitha e-mail-at e akshit me nje scanim te serverit. me pas kan derguar neper e-email-at e akshit nje PDF e cila ka pasur malware. ashtu sic ndodhi dhe ne vitin 2016 me National Security Agency (NSA) qe u infektua me kte lloj virusi nga hakerat (TSB).
Pra ateher eksperti IT-se me “diplomim fallco” ka hapur PDF o jo nje link sic thojne ekspertet. sigurisht qe sulmi eshte i demshem po jo dhe shum. sulmi me i madh eshte duke erdhur kujdesni!
Ju bejm thirrje te gjitha instituconeve te shtetit kujdesni e-mail-at qe ju vijne me PDF para se te hapni PDF dergojeni ate forward me nje email tjeter dhe e hapni me nje pc qe nuk esht i lidhur me serverat e gov.al sepse antivirusat nuk ju mbrojne nga ky virus.
Bankat duhet te bejne shum kujdes sepse ky do jet sulmi me i keq qe shqiperia e shqiptaret do perjetojne. hakerat kan emailit e gov.al dhe do dergojn viruse trojan me pdf neper e-mail-at e bankave ne menyre qe te ken full access me HRD hiden remote desktop ashtu sic paten te AKSHI . me rrespekt #AnonAlb
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...