Një ngjarje e rëndë është verifikuar në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm në ujërat e brigjeve të komunës Cesenatico në rajonin e Emilia Romagna.
Anija e peshkimit “Futura” e marinës së Riminit është përplasur me një anije me flamur shqiptar.
Përplasja ka qenë e fuqishme e ka çuar në mbyjten e anijes italiane.
Motivet e këtij aksidenti janë ende të paqarta.
Peshkatarët italianë kishin hedhur rrjetat e peshkimit rreth 23 milje larg bregut kur janë përplasur nga anija shqiptare e cila po lundronte me destinacion portin e Ravenas.
Përplasja e dhunshme shkaktoj carjen e anijes “Futura” duke provokuar, futjen e ujit e mbytjen e saj,
Anija shqiptare ka lëshuar menjëherë alarmin e së bashku me rojen bregdetare italianë kanë ndihmuar të shpëtojnë katër peshaktarët italianë.
Gjëndja e fizike e peshkatarëve italianë është e mirë përvec frikës e troditjes psikologjike për shkak të aksidentit.
Mediat italiane raportojnë se kapiteni i anijes është ka marrë një goditje në kokë e është në vëzhgimin mjekësor, por jashtë rrezikut për jetën./oranews
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri