Anija Oriku e Forcës Detare shqiptare pjesë e operacionit të NATO-s në detin Egje, në orën 18-45, nga vrojtuesit e saj zbuloi një gomone të dyshuar me emigrantë që po i drejtohej brigjeve greke, rreth 1 milje nga zona ku po patrullonte.
Menjëherë u njoftuan strukturat përkatëse duke filluar me anijen flamurtare Brandenburg, Rojen Bregdetare turke, atë greke dhe FRONTEX.
Me ardhjen në koordinatat e caktuara, Roja Bregdetare turke filloi manovrat e ndalimit për Gomonen duke i prerë kursin si dhe duke hedhur rrjeta për ndalimin e motorëve.
Në orën 19-30 pas shumë tentativash të Rojes Bregdetare Turke, gomonja me emigtrantë kishte kaluar në ujërat territoriale greke nga ku, referuar edhe komunikimeve me Frontex, gomonia me emigrantë kishte kaluar nën përgjegjësinë e Frontex, nga të cilët u raportua se në gomone gjendeshin 55 persona ndër to 19 burra, 20 femra dhe 16 femijë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...