Anija “Oriku”, stërvitje të përbashkët me anijen gjermane Pegnitz M1090

16:51 | 24 Shtator 2024
E.G

Anija “Oriku” e Forcës Detare Shqiptare dhe ekuipazhi i saj, pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, zhvilluan një stërvitje të përbashkët në ujërat ndërkombëtarë me anijen gjermane Pegnitz M1090, njoftoi të martën Ministria e Mbrojtjes.

Në këtë stërvitje me anijen komandë të misionit ”Sea Guardian” në detin Egje u zhvilluan seriale stërvitorë sipas standardeve të manualeve të NATO-s në det. Ekuipazhi shqiptar testoi aftësitë operacionale dhe ato ndërvepruese me anijet dhe ekuipazhet aleate.

Komandanti i CTU, kapiten Günther Brassel zhvilloi një vizitë në anijen “Oriku” gjatë së cilës theksoi se, këto stërvitje janë një mundësi për ndërveprimin e efektivave të anijeve aleate si dhe shprehu vlerësimet maksimale për punën e deri tanishme të anijeve gjatë kryerjes së misioneve në rajonin e përgjegjësisë, në realizimin e detyrës në shërbim të Aleancës./rtsh

 

Të ngjashme