Kjo është anija me grurë që vjen nga Ukraina pritet së shpejti të lundrojë edhe në ujrat shqiptare.
E ngarkuar në Izmail të Ukrainës, anija është nisur më 28 korrik nga ky port dhe pritet të mbërrijë më 10 gusht në Durrës.
Pozicioni aktual i anijes Jaohar Ranim është në ujërat greke. Anija është rrugës për në Portin e Durrësit dhe pritet të mbërrijë rreth orës 10:00.
Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra por një marrëveshje e arritur nga Ukraina dhe Rusia e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja ishte një nga sinjalet më pozitive që vijnë nga ky konflikt disa mujor.
Dy anije të tjera, që transportonin misër dhe sojë, u nisën nga portet ukrainase të Detit të Zi këtë të hënë duke e çuar totalin në dhjetë që kur anija e parë lundroi javën e kaluar sipas një marrëveshjeje me Rusinë për të zhbllokuar eksportet e grurit.
Razoni, e cila ishte anija e parë që u nis, ishte planifikuar të mbërrinte në Liban të dielën, por aktualisht është ankoruar në brigjet jugore të Turqisë.
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...