Në kulmin e sanksioneve që vendet perëndimore kanë vënë ndaj Rusisë për shkak të sulmeve të saj në Ukrainë, një anije me grurë që ishte nisur para 13 ditësh mbërriti dje në orët e para të mëngjesit në Portin e Durrësit.
Në bordin e anijes ndodhen 3,030 tonë grurë, të cilat janë në proces shkarkimi mësohet nga burimet zyrtare të portit të Durrësit.
Ngarkesa nga Rusia duket se do të jetë e fundit, pasi importuesit pohuan se kanalet tregtare të Rusisë dhe Ukrainës janë të bllokuara që kur nisi lufta.
Anija “Slavianka” që lundron në flamurin rus, solli dje në Shqipëri një sasi gruri, e cila është sa 1 për qind e importit të vitit të kaluar.
Vitin e kaluar erdhi nga Rusia 46 për qind e totalit të drithërave të importuar, ndërsa 4 për qind erdhën nga Ukraina, sipas INSTAT. Të dy vendet në konflikt janë eksportues të rëndësishëm global të drithërave.
Adi Haxhiymeri, një nga importuesit kryesor të grurit në Shqipëri, tha për Monitor se vendi nuk do të mbetet pa furnizime, por pohoi se çmimi i importeve të reja do të jetë më i lartë.
Ndërkohë, importuesit e drithërave në Shqipëri janë duke parë mundësi të ndryshimit të burimeve të reja të furnizimit.
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...