Analisti Andi Bushati mendon se në vitin 2020 Shqipëria do t’i kthehet sërish një ‘97-te.
I ftuar në emisionin Open, analisti është shprehur se viti që po lëmë pas i ngjau 1996, ndërsa në vitin e ardhshëm, Shqipëria do të përballet sërish me një vit të ‘mbrapshtë’.
“Jo pikërisht po them 1996 sepse ne 2020 do të kemi vitin 1997. Pse po them 1996, sepse edhe në 96 kishim një person që kishte të gjitha pushtetet edh sot kemi një person që kërkon ti marrë të gjitha pushtetet. Kishte opozitë në 96, as sot nuk kemi. Sot presidenti është në procedurë shkarkimi, ligji i fundit për mediat që po synon kapjen edhe të mediave na tregon që një person po i heq edhe tullën e fundit të demokracisë.
I vetmi ndryshim është se në 1996 kishim një person që qeveriste ndërsa sot kemi një individë që bashkëpunon me 10-15 oligarkë duke vendosur për gjithçka dhe duke rrezikuar një përplasje të varfër-të pasur”, ka thënë ai./Telegrafi
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...