Ndonëse me autorizim, Gent Cakaj është ulur tashmë në karrigen e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, por të shumtë janë kritikët ndaj tij.
I ftuar në “A Show” në News 24, përballë Adi Krastës ishte sot gazetari dhe analisti Andi Bejtja, i cili pranoi hapur kundërshtinë ndaj Cakajt.
Jo vetëm që ofendohen disa figura që kanë kontribuar në këto 100 vite të shtetit shqiptar, por mbi të gjitha tha Bejtja, nuk mund të imagjinonte se si një njeri aq i ri sa Cakaj të takohej me liderë botërorë si Macron e Kotzias.
Bejtja: Më duket sikur po merremi me një djalë të ri në fakt…
Krasta: Vërtet që nuk merremi edhe pse do të duhet të merremi, siç merren me të gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës…
Bejtja: Edhe unë u mora pak me të, në kuptimin që e ironizova pak jo se është djalë i ri dhe se mos është i papërgatitur. Po të ishte aq i ndritur sa thonë ai nuk duhet ta pranonte vetë këtë post. E para, është një ofendim dhe shmangie e investimit politik, diplomatik të mijëra dhe dhjetra, qindra, mijëra njerëzve këtu që kanë bërë në vite
Krasta: Dhe të 100 viteve të fundit të shtetit shqiptar…
Bejtja: E dyta, duke pasur parasysh moshën, ai nuk ka jetë. Nuk e imagjinoj dot Gent Cakajn sado gjeni të jetë të takojë Kotzias, Macron.
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...
Lansohet sot dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë, merr pj...
Mblidhen sot dy komisione parlamentare
Moti sot i vranët dhe me diell, mjegull në disa vende