Analisti Ilir Demalia ishte i ftuar përmes një lidhje “Skype” në studion e emisionit “Real Story”. Ai foli mbi klasën intelektuale në Shqipëri, që sipas tij, është inegzistente.
Demalia thotë në Shqipëri s’ka persona që përballen me të vërtetën dhe të ballafaqohen me të.
“Ne nuk ballafaqohemi, bota ballafaqohemi me të keqen. Ky vend ka pasur skllavëri, ne zgjidhemi në marrëdhënien e njerëzve me ngjyrë dhe të bardhë. Kur problemet nuk ballafaqohen mbeten aty. PS nuk është se ka kualitet më të madh, Rama ka natyrë më rebele, por në themel s’ka krijuar institucionet e shtetit, përkundrazi i ka uzurpuar ato.
Kjo klasë politike sot e ka bjerrë të drejtën me fol, por të paktën të heshtin. Unë merrem prapë me këto, sepse nuk rrinë dot, sepse janë po ato mite të regjimit komunist, po ato bashkëpunëtorë që janë studio-studio e flasin për opinion, bëjnë moral. Ata që janë shërbëtorë të regjimeve politike dalin aty, kjo nuk vazhdon ashtu. Kamy thotë se intelektuali është si ka raportin mes lirisë dhe mes të drejtës. A kemi intelektualë që hapen në studio televizivi të flasin si intelektualë. Intelektual nuk është se je një talent që bën një kulturë, por intelektuali futet në bashkëbisedim. Pra, ne kemi njerëzit e filmit. Ne prapë vazhdojmë po me ato filma të realizmin, mbajmë atë letërsi. Unë s’jam me atë që mbajti regjimi”, tha Demalia.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...