Policia rrugore ka zhvilluar sërish kontrolle me radarë në rrugë për kapjen e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Një 36-vjeçar me iniciale G.D. është konstatuar nga radari duke ecur me shpejtësi 136 km në orë. Pas kryerjes së provës s alkoolit, ai ka rezultuar se drejtonte mjetin edhe në gjendje të dehur në masën 0.56mg/l.
Blutë kanë ndaluar edhe një AMG me shpejtësi 175 km/orë.
“Policia Rrugore e kryeqytetit vijon kontrollin me aparatin e matjes se shpejtësisë , në rrugët interurbane me risk për aksidente rrugore si, Tiranë-Elbasan-Tiranë- Durrës-Tiranë, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit me alkooltestues, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.
Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 23:30 janë evidentuar nga kontrolli me radar 14 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 136 km/h deri në 175 km/h , tejet të rrezikshme , burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.
Njëri prej drejtuesve të automjeteve i konstatuar nga radari me shpejtësi 136 km/orë, shtetasi G.D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pas kryerjes së provës s alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin edhe në gjendje të dehur në masën 0.56mg/l”, njofton policia.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, mos të qarkullojnë me shpejtësi apo më keq akoma, edhe nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje në të dehur, pasi shërbimet e Policisë Rrugore do jenë prezente në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane në çdo orë të ditës dhe të natës, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelsëve të Kodit Rrugor.
Shijoje fundjavën, duke respektuar kufizimet gjatë drejtimit të mjeteve, për një mjedis social dhe publik me të sigurt për veten dhe të tjerët”,-njoftoi policia.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...