Google ADS

Ambulanca përplaset me Golf 5 në rrugën e Rinasit, ka të vdekur dhe disa të plagosur

07:14 | 28 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Një aksident i rëndë me një viktimë dhe 6 të plagosur është regjistruar pak pas mesnatës së sotme në rrugën e Rinasit.

Siç edhe duket nga pamjet, një automjet ambulancë është përplasur kokë më kokë me një makinë tjetër.

Ambulanca është përplasur me një automjet tip “Golf 5”.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa autoambulanca ka përfunduar mbi barrierat metalike të rrugës./faxweb/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme