Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka uruar shqiptarët për ditën e fundit të 2022-shit.
Ajo u shpreh se ka qenë një vit i mbushur me sfida, mundësi të jashtëzakonshme dhe ngjarje historike.
Diplomatja amerikane theksoi se shqiptarët kanë bërë përparim gjatë këtij viti si në çështjet e demokracisë, mbrojtjes apo biznesit.
“Të dashur miq është e vështirë të besosh se viti 2022 është pothuajse në fund. Ka qenë një vit sfidash dhe mundësish të jashtëzakonshme dhe mendoj se kemi bërë shumë përparim, shqiptarë dhe amerikanë së bashku në çështjet e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Është gjithashtu mënyra e duhur për të festuar 100 vite marrëdhënie midis dy vendeve tona dhe dy popujve tanë. 2022 është plot me ngjarje historike për herë të parë. Për herë të parë në histori, Shqipëria zuri vendin e saj përkrah Shteteve të Bashkuara, si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Së bashku ne drejtuam agjendën drejt përparësive globale, përfshirë mbështetjen e Ukrainës përballë pushtimit brutal dhe të pajustifikuar të Rusisë. Shqipëria gjithashtu vazhdoi të shfaqë traditën e saj të “Besës”, duke iu dhënë afganëve një strehë të sigurtë gjatë rrugës së tyre drejt jetëve të reja në Amerikë. Dy vendet tona zhvilluan dialogun e parë strategjik në Uashington DC për të forcuar marrëdhëniet tona, dhe do të vazhdojmë ta ndërtojmë mbi këtë. Mirëpritëm vizitorë amerikanë të nivelit të lartë, përfshirë ambasadoren Linda Thomas- Greenfield, Ndihmës Sekretaren Karen Donfried, gjeneralë dhe anëtarë të shumtë të Kongresit nga të dyja partitë.
Viti 2022 pati gjithashtu rezultate të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, ajo vazhdon të ecë përpara. Për herë të parë, trupat amerikanë janë këtu në Shqipëri në mënyrë të pandërprerë, pasi Komanda e Operacioneve Speciale e SHBA në Evropë përzgjodhi Shqipërinë si selinë e saj rajonale, ndërsa Brigada e Ndihmës së Forcave të Sigurisë Së Ushtrisë së SHBA-së ngriti një program të ri trajnimi me forcat shqiptare. Mirëpritëm edhe aeroplanmbajtësen USS Harry Truman në ujërat shqiptare. Festuam Javën e Amerikës me muzikë, ushqim, film dhe kulturë, plus një tur që e çoi Amerikën në çdo cep të Shqipërisë, nga malet në bregdet.
Festimet tona të 4 korrikut këtë vit ishin si asnjëherë tjetër, së bashku me miq në në festë që do të mbahet mend gjatë. Më 28 korrik iu bashkuam me mijëra shqiptarëve në një koncert në sheshin ‘Skënderbej’ për të festuar jo vetëm 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, por edhe hapjen e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndamë me kënaqësi mesazhet e urimit nga ish-Sekretari i Shtetit James Baker, ish-Presidentin George Bush dhe presidentin Joe Biden. Ne forcuam lidhjet mes popullit shqiptar dhe amerikan. Vlefshmëria e re 10-vjeçare e vizave për shqiptarët e kualifikuar do të na mundësojë të zgjerojmë mundësitë e ndërsjellta për biznes, turizëm, arsim dhe miqësi…”, tha Yuri Kim. /Tch/
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...