Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka vlerësuar Shqipërinë pasi NATO vendosi të tërheqë gjithë trupat e aleatëve dhe parnterëve nga Afganistani.
Znj.Kim thotë se SHBA do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse Shqipërisë për sakrificat në Afganistan si aleat i NATO-s.
Ajo kujton se në Afganistan shkuan bashkë si NATO, qëndruan dhe luftuan bashkë, po ashtu do të ndodhë dhe tërheqja.
‘’Ne shkuam në Afganistan së bashku, qëndruam dhe luftuam së bashku, dhe tani po përgatitemi të largohemi së bashku. SHBA do t’i jetë përgjithmonë mirënjohës Shqipërisë për sakrificat që keni bërë si Aleati ynë i NATO-s. #Ne jemiNATO #KrahPerKrah’’- shkruan Kim.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...