Ambasadorja Kim në shëtitje me Begajn: Nder të bisedojmë në këtë ditë pranvere në Tiranë

15:06 | 18 Mars 2023
A. B.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim sot ka dalur në shëtitje me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj afër Liqenit Artificial të Tiranës.

Kim ka postuar një foto me Begaj në Twitter dhe ka shkruar: “Gjithmonë nder të kaloj kohë me presidentin Bajram Begaj, posaçërisht të ecim dhe bisedojmë së bashku në këtë ditë të bukur pranvere në Tiranë”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme