Ambasadorja Kim mirëpret riatdhesimin e fëmijëve shqiptarë nga Siria

18:11 | 28 Tetor 2020
A. B.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, e ka mirëpritur riatdhesimin e 4 fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hawl në Siri.

Në një postim në Twitter, Ambasadorja Kim ka thënë se qeveritë duhet t’i riatdhesojnë qytetarët e tyre dhe të nddihmojnë rehabilitimin e tyre. Por, ajo ka shtuar se ata që kanë kryer krime duhet të nxirren para drejtësisë.

“E mrekullueshme të shoh këta fëmijë të pafajshëm të shpëtuar nga ISIS. Shpresoj që hapa të tjerë të vazhdojnë.

Qeveritë duhet të riatdhesojnë qytetarët e tyre nga Siria në mënyrë që të rehabilitohen dhe kur është e nevojshme të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ambasadorja amerikane.

Të hënën në Shqipëri u riatdhesuan katër fëmijë dhe një grua shqiptare, të cilët gjendeshin në Siri prej disa vitesh.

(r.m.)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme