Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha.
Soreca thekson se është thelbësore që Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri në fund të vitit dhe se funksionaliteti i saj është kusht për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE në konferencën e parë ndërqeveritare.
“Luigi Soreca dhe unë u takuam sot me Kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Tusha, për të rikonfirmuar afatin kohor për emërimin e kandidatëve të kualifikuar në Gjykatën Kushtetuese. Takimi i nesërm i KED – i cili, si zakonisht, përfshin vëzhgues nga Parlamenti & Presidenca – duhet ta çojë procesin përpara, në mënyrë që Shqipëria të ketë një GJK funksionale deri më 31 dhjetor. Kur kjo të ndodhë, udhëheqësit – sidomos Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Parlamentit Ruçi dhe Kryetarja e KED Tusha – do të meritojnë lëvdata për ndërmarrjen e veprimeve urgjente, në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias & në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi”, shkruan Kim./TCH
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...