Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka thënë se shqiptarët që takon kudo në vend janë shprehur se u ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni, nga pandëshkueshmëria e nga kriminelët që ulen në parlament.
Sipas Yuri Kim zgjedhjet e 25 prillit është momenti që shqiptarët të vendosin atë që duan.
“Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti.” tha Kim.
Gazetari, Lutfi Dervishi: Ajo që përmendët është që kemi persona që qartësisht nuk e nderojnë emrin e Shqipërisë duke qenë në parlament dhe nëse flasim për një trekëndësh – kemi institucione apo prokurorë të ndrojtur, udhëheqës politikë që nuk kanë kurajë dhe duket se shpresa juaj e fundit më e mirë janë votuesit shqiptarë?
Ambasadorja Kim: Votuesit shqiptarë janë shpresa e parë më e mirë. Kjo është baza e çdo demokracie, votuesit. Ndaj mendoj që njerëzit i kanë bombarduar të besojnë se nuk kanë pushtet. Fakti që dikush përpiqet të blejë votën tënde duhet të tregojë se nuk jeni pa pushtet. Ky është pushteti juaj. Vota jote është pushteti yt. Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht. Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...