Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi që të punojnë urgjentisht që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri në fund të vitit 2020.
Ajo thekson se të dy duhet të punojnë me organet përkatëse për ta realizuar këtë.
“Faleminderit presidenti Ilir Meta dhe kryetari Ruçi, që e bënë të qartë se Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale tani. Ne jemi dakord duke marrë parasysh mendimin e Komisionit të Venecias, këta dy udhëheqës duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ta bërë këtë të ndodhë para fundit të vitit 2020”, shkruan Kim./TCH
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...