Kryetari në detyrë dhe njëkohësisht drejtuesi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka pasur sot një takim me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Përmes një postimi në Twitter, Alibeaj bën me dije se në fokus të bisedës kanë qenë zgjedhjet lokale të 14 majit dhe shqetësimet e ngritura nga OSBE-ODHIR.
Alibeaj shton se e garantoi ambasadoren amerikane për vullnetin e mirë të PD për t’u përfaqësuar denjësisht në zgjedhje.
“Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë prekëm temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 Majit”, tha Alibeaj.
“Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve. Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri”, shtoi Alibeaj.
“Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetësime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale,” tha ai.
“Në fund të bisedës e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të zhvillimeve demokratike”, shkruan Alibeaj në Twitter.
Më herët ambasadorja Kim ka kryer edhe një takim me përfaqësuesit e Partisë Socialiste.
Shqipëria pritet të shkojë në zgjedhje vendore më 14 maj.
1.4. Në fund të bisedës e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të zhvillimeve demokratike. pic.twitter.com/GyHfANHycI
— Enkelejd Alibeaj (@enkelejdalibeaj) March 8, 2023
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...