Ambasadorja amerikane në Tiranë: Amerikanët dhe shqiptarët të bashkuar si gjithmonë

10:30 | 4 Korrik 2020
Arbresh.info

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, me anë të një mesazhi bërë publik në mediat sociale ka uruar Ditën e Pavarësisë së SHBA-së se, ku ndër të tjera shprehet se pavarësisht se qëndrojmë të distancuar fizikisht, “amerikanët dhe shqiptarët janë afër dhe të bashkuar si gjithmonë”.

“Mbetemi të lidhur nga dashuria dhe mbrojtja e lirisë sonë, pavarësisë sonë dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen”, shton Kim në mesazhin e saj.

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim tha përmes një video-mesazhi në Facebook, se ky 4 korrik do jetë ndryshe nga të tjerët.

”Festimi i ditës së pavarësisë së Amerikës këtë vit nuk është si asnjë tjetër. Për herë të parë, po përballemi me një pandemi e cila nuk na ka lënë të mblidhemi nën një çati, për të festuar ditëlindjen e 244-ët. Ndërsa duhet të qëndrojmë të distancuar fizikisht, ne , amerikanët dhe shqiptarët jemi jemi po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë. Mbetemi të lidhur nga dashuria dhe mbrojtja e lirisë sonë, e pavarësisë sonë, dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen”, thuhet në mesazhin e ambasadores Kim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme