Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka kujtuar klasës politike se me rinisjen në shtator të parlamentit pret nga palët vendime të guximshme.
“Është koha që udhëheqësit të reflektojnë dhe të ndërmarrin veprime të guximshme. Është koha për udhëheqësit që të tregoni kush jeni dhe çfarë mendoni se meriton ky vend. Është koha për të udhëhequr”.
Në një editorial, ku analizon situatë në Shqipëri, diplomatja amerikane thekson nevojën e bashkëpunimit mes maxhorancës dhe opozitës , si dhe kërkon veçanërisht pastrimin e listave nga personat që kanë problem me krimin dhe korrupsionin.
“Do të kërkojë që Edi Rama, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre. Po ashtu, do të kërkojë që palët të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të gjejnë mënyrën për të arritur kompromis dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për një kauzë më të lartë, për të ardhmen e Shqipërisë”.
Ndëshkueshmëria e politikanëve apo zyrtarë të korruptuar është edhe sfida që sipas duhet të përmbushë drejtësia e re.
“Iu ka ardhur në majë të hundës me metodat e vjetra; duan ndryshim të vërtetë; duan fundin e korrupsionit; duan një sistem drejtësie ku askush nuk është mbi ligjin; duan që kriminelët të qëndrojnë jashtë qeverisjes dhe politikës; duan një vend që i josh të rinjtë të qëndrojnë për shkak të mundësive; duan një vend që ecën përpara, jo prapa”.
Sipas ambasadores Kim korrupsioni ka blerë politikanët dhe ka dëmtuar proceset demokratike. Ndaj ajo u kujton aktorëve shqiptarë se SHBA do një partner dhe jo një problem./Tv Klan/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...