Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim iu përgjigj diskutimit lidhur me mandatin e saj, duke theksuar se do të jetë ‘edhe ca më gjatë në Shqipëri’, dhe pse në Janar të vitit të ardhshëm i mbaron mandati.
Në konferencën “Drejt ekselencës gjyqësore”, Kim u shpreh se shqiptarë po i ndiejnë rezultatet e reformës në drejtësi, por inkurajoi për më shumë.
Sipas ambasadores, me gjithë progresin e arritur, nuk është koha për të thënë ‘mjaft’ dhe për të pushuar, por për të punuar më shumë.
“Keni vendosur standarde të drejtësisë në Shqipëri, shpresoj që shumë shpejt të përmbushen 3 vendet vakante në gjykatën e Lartë. Shikoni sa larg keni arritur, 4 vite më parë në Gjykatën e Lartë ishte vetëm 1 gjyqtar. Reforma në drejtësi po jep rezultate, por njerëzit kërkojnë më shumë, dhe SHBA mendon njësoj si shqiptarët. Populli shqiptar si ai amerikan pret me padurim gjykatat e plotësuara që japin drejtësi jo hakmarrje. Kam tre vite në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë”, tha Kim.
Ministria e Jashtme njoftoi disa ditë më parë se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare