Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim foli sot nga Durrësi ku ishte siç tha për të parë nga afër me dëmet e shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit dhe përpjekjet që po bëhen për të rikuperuar pasojat shkatërruese.
“Erdha pranë kryqit të kuq shqiptar se doja të shihja personalisht jo vetëm dëmet por dhe përpjekjet që po bëhen për të rikuperuar, doja ta dinin shqiptarët që miqtë amerikanë janë në mbështetje të Shqipërisë. U preka shumë tek pashë kontribute taktike që ne po japim si pako me ushqime që ne po japim banorëve. Jemi shumë krenarë që në ato kuti tregohet që kjo është dhuratë nga populli amerikan.
“Jam informuar se ushtarakët tanë kanë pasur mundësi të japin asistencë civile e ushtarake. Përvec personave që erdhën për të shpëtuar njerëz nën rrënoja patëm inxhinierë që erdhën për të parë se ndërtesat janë të sigurta. Do vijojmë të punojmë me qeverinë shqiptare ngushtësisht për të bërë gjithcka mundemi”, tha ambasadorja Kim”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...