Ambasadorja amerikane i bën bashkë Metën, Ramën e Bashën

23:03 | 1 Korrik 2020
Arbresh.info

Mbrëmjen e sotme ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim organizoi një event me rastin e Festës së Pavarësisë së Amerikës, 4 korrikut.

Në rezidencën e ambasadores në Tiranë janë ftuar presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryetari i PD-së Lulzim Basha, kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ndryshe nga herët e tjera, në ceremoni do jenë pak të ftuar për shkak të pandemisë.

Ceremonia për këtë shkak po zhvillohet në ambient të hapur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme