Në takimin me disa politikanë, që ka nisur si një mëngjes lutjesh, ambasadori amerikan Lu është shprehur se verifikimi i vizës së kryeprokurorit ka qenë e vetmja nismë e ndërmarrë nga Tirana dhe ka qenë një vendim i Konsullates, jo i ambasadorit.
Burime të besueshme thanë për Top Channel se ambasadori Lu ka deklaruar se, pas rastit të Llallës, përfaqësisë në Tiranë i është kërkuar nga Uashingtoni që të verifikohen edhe gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë.
“Ky ishte një urdhër dhe unë nuk kisha opsione ta zbatoja apo jo. Për njerëzit që u është hequr viza, kishte dyshime se qëllimi i tyre është të ikin nga Shqipëria bashkë me pasuritë e vëna nga korrupsioni, dhe në Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë këtë”.
Çështja e Reformës në Drejtësi, më saktë zbatimi i saj, vazhdon të mbetet prioriteti kryesor i Shteteve të Bashkuara. Ambasadori Lu ka prekur një nga pikat më delikate të “vetting”-ut, e kundërshtuar nga opozita edhe në Gjykatën Kushtetuese, atë të kontrollit nga qeveria të dy drejtorive kyçe që japin informacion për organet e “vetting”-ut, Drejtoria e Kontrollit të Figurës dhe ajo e Pastrimit të Parave.
Siç mësoi Top Channel, ambasadori amerikan është shprehur se e ka ndarë këtë shqetësim të Partisë Demokratike edhe me kryeministrin Rama për t’i dhënë më shumë besueshmëri procesit të “vetting”-ut. Qëndrimi i kryeministrit Rama është ende i paqartë, por Top Channel konfirmoi se ka pasur diskutime disa ditë më parë mes tij dhe ambasadorit amerikan, i cili ka marrë një impenjim të Ramës për të gjetur një zgjidhje.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...