Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu ka komentuar sot protestën dhe bojkotin e Kuvendit nga Partia Demokratike, ku i ka kërkuar opozitës të kthehet në Kuvend, ndërsa është shprehur se edhe ai ndan shqetësimet në lidhje me disa shqetësime të opozitës.
Lu shprehu qëndrimin e Uashingtonit, duke deklaruar se SHBA-të nuk e mbështetin bojkotin.
“Nuk jemi dakord me metodën e bojkotit. Do të ishte mirë, nëse qeveria dhe opozita do të dialogonin dhe të arrinin njëfarë marrëveshjeje, ku opozita të ndihej se mund të kthehej në Parlament. Të mos përqendrohemi thjeshtë te çadra. Të përqendrohemi tek tri synimet dhe të shohim nëse mund të bëjmë diçka serioze lidhur me këto tri synime, do të ishte në interesin e njerëzve në të djathtë dhe atyre në të majtë, të qeverisë dhe të opozitës”, tha ai.
Gjithashtu, diplomati amerikan tha se nuk bie dakord me mënyrën, e cila po bllokon këto reforma dhe sugjeroi mënyrën që kthen te puna për reforma është dialogu midis opozitës dhe qeverisë.
”Tani përgjegjësia për krijimin e komisioneve të vettingut dhe për këtë proces ikën nga duart e vëzhguesve ndërkombëtarë sot, kalon te Presidenti dhe brenda 5 ditësh duhet të shkojë në Parlament”, është shprehur Lu.
Ndërkohë, sipas ambasadorit, çështjet e ngritura nga protesta e opozitës janë shqetësime që i ndajnë edhe ata, si shumë shqiptarë.
“Zgjedhjet, dekriminalizimi dhe situata shqetësuese e hashashit në vend. Aty ku ne ndahemi janë mjetet për ta shtyrë përpara këtë axhendë. Shtetet e Bashkuara janë kundër bojkotit të Parlamentit, kërcënimi për të bojkotuar zgjedhjet, Reformën Zgjedhore apo zbatimin e Reformës në Drejtësi”, tha ai.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...